I abortoi gruaja, pjesëtari i FSK-së tregon muskujt në QKUK

Kronikë e zezë

I abortoi gruaja, pjesëtari i FSK-së tregon muskujt në QKUK

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 08:36
FSK

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka dëmtuar dje derën e një dhome të pacientëve në QKUK

Burime brenda Prokurorisë në Prishtinë njoftojnë se rastin në Polici e ka denoncuar punëtori i sigurimit të këtij institucioni shëndetësor.

Sipas këtyre burimeve, pjesëtari i FSK-së, pas abortimit të bashkëshortes së tij, në shenjë pakënaqësie ka dëmtuar derën e dhomës dhe mbajtësen e dezinfektuesit.

Lidhur me këtë ngjarje, të njëjtat burime bëjnë me dije se pjesëtari i FSK-së është intervistuar dhe është hapur rasti ndaj tij si “dëmtim prone”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat