​Kontrabandë me mish dhe fruta

Kronikë e zezë

​Kontrabandë me mish dhe fruta

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 12:26
Foto Ilustrim

Është raportuar se gjatë patrullimit policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull

Një shtetas të Serbisë është ndaluar nga policia në fshatin Novosellë të Kamenicës, ku gjatë kontrollit në bagazh të veturës i është gjetur një sasi mishi, që dyshohet të ketë kontrabanduar nga Serbia.

Me vendim të prokurorit vetura dhe malli i janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor. I dyshuari pas intervistimit është liruar.

Kurse në fshatin Muqivercë, është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në automjetin e tij kishte të ngarkuar mallra të ndryshme (fruta), të dyshuar që janë të kontrabanduar.

Me vendim të prokurorit, mallrat u janë dorëzuar autoriteteve doganore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat