Aksidenti tragjik/ Vdes një polic, katër të lënduar

Kronikë e zezë

Aksidenti tragjik/ Vdes një polic, katër të lënduar

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 22:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 22:53) - Një person humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Peqin në orët e mbrëmjes së të premtes.

Sipas mediave shqiptare, viktima është Ardjan Xhaja, polic në burgun e Peqinit.

Po ashtu mësohet se të plagosur kanë mbetur Adem Senja, 53 vjeç, Nazmi Hysa, 60 vjeç, Gezim Baku, 60 vjeç, Marius Hysa, 30 vjeç, Kudret Hasa, 27-vjeç si dhe Maksim Ranxha, 50 vjeç. Në pamje shihet se automjetet kanë përfunduar në dy krahë të kundërta, ndërsa janë dëmtuar shumë nga përplasja.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

***

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku raportohet se ka humbur jetën një person.

Sipas informacioneve të para, mësohet se rreth orës 21:20 në fshatin Lazaren janë përplasur një kamioçinë dhe mjeti tip “Ford”. Për pasojë, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve pasagjeri që ndodhej në mjetin tip ” Ford”.

Mësohet se viktima është punonjës policie, ndërsa të plagosur kanë mbetur katër persona të tjerë që ishin pasagjerë në dy mjetet. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

***

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan – Peqin.

Dyshohet edhe për viktima.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Papër.

Nërkohë që ambulanca policia janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat