Gjobitet qytetari për kundërvajtje në komunikacion

Kronikë e zezë

Gjobitet qytetari për kundërvajtje në komunikacion

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 10:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka gjobitur qytetarin për kundërvajtje në komunikacion.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot, ka pranuar një informatë (foto dhe video) të një personi, pjesëmarrës në komunikacion, i cili/e cila, ka kryer kundërvatje, duke bërë tejkalim në vijë të plotë, në aksin rrugor, Gjilan-Ferizaj, afër udhëkryqit që qon në fshatin Mirosale të Ferizajt.

Njësia e Komunikacionit Rrugor nga Ferizaj, menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme për identifikimin e kundërvajtësit, me ç’rast edhe i ka shqiptuar një gjobë, sipas ligjit mbi kundërvajtjet në komunikacion.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizajt, falenderon qytetarin që ka dërguar këtë informatë dhe apelon qytetarët, pjesëmarrës në komunikacion, që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit, për një siguri më të madhe në komunikacionin rrugor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat