​Drejtuesit e automjeteve gjobiten vetëm nga fotografitë që qytetarët ua dërgojnë policëve

Kronikë e zezë

​Drejtuesit e automjeteve gjobiten vetëm nga fotografitë që qytetarët ua dërgojnë policëve

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 19:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka disa ditë që po pranon fotografi nga qytetarët, ku shihet se ngasësit e automjeteve nuk respektojnë rregullat në komunikacion.

Këta të fundit pastaj po gjobiten.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka njoftuar se sot ka pranuar një informatë (foto dhe video) të një drejtuesi të automjetit, pjesëmarrës në komunikacion, i cili ka kryer kundërvatje, duke bërë tejkalim në vijë të plotë , në aksin rrugor, Gjilan-Prishtinë, në fshatin Llabjan.

“Njësia e Komunikacionit Rrugor nga Gjilani , menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme për identifikimin e kundërvajtësit, me ç’rast edhe i ka shqiptuar një gjobë, sipas ligjit mbi kundërvajtjet në komunikacion. Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale e PK-së në Gjilan falënderon të gjithë ata që në mënyra të ndryshme kontribojnë në preventimin e aksidenteve me informata kredibile dhe apelon vozitësit, pjesëmarrës në komunikacion , që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit , në mënyrë që të mos kemi aksidente”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat