Policia në Podujevë: Kemi ndaluar dhe kemi konfiskuar një traktor të ngarkuar me dru

Kronikë e zezë

Policia në Podujevë: Kemi ndaluar dhe kemi konfiskuar një traktor të ngarkuar me dru

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 21:13
Foto ilustrim

Policia e Podujevës ka bërë të ditur se ka ndaluar një person në fshatin Kërpimeh të Podujevës, i cili po transportonte dru kundërligjshëm.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, automjeti me dru është konfiskuar, ndërkohë masa drusore është dërguar në deponi.

“SPK Kërpimeh 11.06.2021 – 12:30. Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar derisa transportonte një sasi drunore prej 2.70 m3 me traktorin e tij pa dokumente përkatëse. Nga zyrtari i Agjencisë Pyjore të Kosovës drutë janë konfiskuar dhe dërguar në deponin e Agjencisë Pyjore të Kosovës në Podujevë, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia në raportin 24-orësh.

Duhet theksuar se Policia përgjatë disa muajve ka ndaluar disa persona, teksa ka konfirmuar traktor dhe kamionë të ngarkuar me dru pa dokumente përcjellëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat