Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Podujevë

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Podujevë

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 21:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për një grabitje që ka ndodhur sot, rreth orës 15:00 në Rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Policia ka njoftuar se pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer nga tre persona të dyshuar të cilët, kanë sulmuar fizikisht ankuesin dhe pasi i kanë grabitur një shumë parash, kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

“Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore të Podujevës ai që ka mundësuar, identifikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Tre personat e arrestuar si të dyshuar për grabitje janë tre meshkuj shtetas të Kosovës, Sh.S. (24 vjeç) Sh.S. (21 vjeç) dhe M.S. (20 vjeç).

Të arrestuarit, pas intervistimit nga hetuesit policorë, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat