Parandalohet kontrabanda e telefonave në Burgun e Prizrenit

Kronikë e zezë

Parandalohet kontrabanda e telefonave në Burgun e Prizrenit

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 22:00
Foto ilustrim

Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, oficerët korrektues sot kanë parandaluar futjen e kontrabandës brenda qendrës.

Përmes një komunikate është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:10, ku oficeret korrektues kanë pranuar informacion se një person i panjohur ka hedhur një pako të dyshimtë nga rruga në drejtim të kulmit të Q.P Prizren.

“I menjëhershëm ka qenë reagimi i oficerëve korrektues, me ç’rast kanë lokalizuar pakon e dyshimtë dhe gjatë hapjes është konstatuar se në brendësi të saj kanë qenë:Dy (2)telefona Samsung me kamerë pa kartelë, një(1)telefon TEENO me kamerë pa kartelë, një(1) telefon mini NOKIA L8STAR pa kartelë, dy adaptera të kamofluar për USB kabel, dy kartela memori kartë mitro SD 4nga 4 GB”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se të gjitha këto që janë tentuar të futen brenda qendrës kanë qenë të mbështjella dhe të kamufluara me një qantë dhe një mbështjellëse për matjen e tensionit të gjakut.

“Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës, ndërsa janë iniciuar procedurat tjera sipas rregullores”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat