Qytetari nga Ferizaj dorëzon në polici një portofol të gjetur

Kronikë e zezë

Qytetari nga Ferizaj dorëzon në polici një portofol të gjetur

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 22:06
Foto ilustrim

Një qytetar në Ferizaj ka dorëzuar në stacion policor një portofol të gjetur në fshatin Balaj.

Portofoli në fjalë i përkiste 30 vjeçares, Arta Gashi mësimdhënës nga qyteti i Ferizajt.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarin Ymri Nuhaj për dorëzimin e këtij portofoli në stacionin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Sot , rreth orës 16:45, një qytetar i Ferizajt Ymri Nuhaj 38 vjeçar, me profesion punëtor, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura , në fshatin Balaj të Ferizajt .
Portofoli i përkiste Arta Gashit 30 vjeçare, mësimdhënëse nga Ferizaj.
Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt.
Pas procedurave të verifikimit të pronares në prani të policisë, pronares i kthehen paratë ( 14.5 euro, 1 denar MKD dhe dokumentet e saj, letërnjoftimi i RKS, letërnjoftimi i MKD, patentë shoferi i RKS dhe 4 kartela bankare).
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin Ymri Nuhaj për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat