Arrestohet një person i moshës 15 vjeçare në Fushë Kosovë, kanosi një grua me thikë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i moshës 15 vjeçare në Fushë Kosovë, kanosi një grua me thikë

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 23:05
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arritur të arrestoi një person të moshës 15 vjeçare në Fushë Kosovë.

Arrestimi u bë nën akuzat për kanosje me thikë dhe vjedhje të dy telefonëve.

Rasti ka ndodhur në rrugën “28 nëntori” në Fushë Kosovë, personi i dyshuar, duke ekspozuar një armë të ftohtë (thikë), ka kanosur viktimën.

Pas largimit të viktimës, i njëjti ka depërtuar përmes ballkonit në banesën e viktimës ka arrit të vjedhë dy telefona mobil.

Personi i dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale, para se rasti të procedohet më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat