Nuk ndalet dhuna në familje, 6 raste vetëm brenda një dite

Kronikë e zezë

Nuk ndalet dhuna në familje, 6 raste vetëm brenda një dite

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës është njoftuar se janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje, tri nga këto raste kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës.

Të premten gjatë orëve të vona të mbrëmjes është arrestuar një person pasi i njëjti kishte keqtrajtuar bashkëshorten e tij. Përmes raportit është bërë e ditur me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

“Lipjan 11.06.2021 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte keqtrajtuar viktimën femër, bashkëshorten e tij. Viktima ka marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhej në raport.

Të shtunën rreth orës 09:00, është arrestuar një përson pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj gruas me të cilën bashkëjetonte pothuajse që një vit.

“Prishtinë 12.06.2021 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj viktimës femër kosovare me të cilën bashkëjeton për më se një vit. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuari i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë” thuhet në raport.

Një grua nga Lipjani ka raportuar se të enjten është sulmuar fizikisht nga burri i saj, ajo ka pranuar tretman mjekësor dhe me dëshirën e saj është dërguar në strehimore.  

“Lipjan 10.06.2021 – 14:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull bashkëshorti i saj. Viktima kishte pranuar tretman mjekësor dhe me dëshirën e saj është dërguar në strehimore. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Gjatë ditës së djeshme, një person nga Suhareka ka raportuar se është sulmuar fizikisht me grushte nga djali i tij. Viktima ka marrë tretman mjekësor në Emergjencë të qytetit të Suharekës dhe më pas është udhëzuar për tretman të mëtejshëm në spitalin rajon në Prizren.

“Suharekë 12.06.2021 – 12:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht me grushte nga djali i ti i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka marrë tretman mjekësor në Emergjencë, Suharekë dhe është udhëzuar për tretman të mëtejshëm në spitalin rajonal në Prizren. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhej në njoftim.

Një person në Prizren është arrestuar pasi ka kërcënuar nënën e tij pasi kishte kërkuar para, sipas viktimës i dyshuari është përdorures i narkotikëve.

“Prizren, 12.06.2021 – 08:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte kanosur nënën  e tij pasi që i kishte kërkuar para. Sipas viktimës , i dyshuari është përdorues i narkotikëve. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.”

Gjatë mbrëmjes së djeshme është arrestuar një përson në Istog, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj gruas së tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Istog 12.06.2021 – 21:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti  e kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj viktimës femër  kosovare, bashkëshorten e tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat