Tre të lënduar pas rrokullisjes së një veture në autostradën “Arbën Xhaferi”

Kronikë e zezë

Tre të lënduar pas rrokullisjes së një veture në autostradën “Arbën Xhaferi”

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku një veturë e ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.

Saktësisht ngjarja ka ndodhur në rrugën Babush -Lipjan, rreth orës 20:40.

Kështu bëri të ditur Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Ju njoftoj se sonte rreth orës 20:40 në autostraden “Arbën Xhaferi”, saktësisht në rrugën “Babush – Lipjan një veturë me targa vendore ka humbë kontrollin dhe është rrokullisur. Ndihmë mjekësore kanë kerkuar 3 persona të lenduar. Njesiti për menaxhim dhe kontroll të autostradës po merret me rastin”.

Hoxha bëri thirrje që të gjithë pjesëmarrësit në trafik e në veçanti shoferët që të kenë kujdes.

“Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik e në veçanti shoferët që të kenë kujdes të shtuar dhe shpejtësinë e lëvizjes ta përshtatin me kushtet në rrugë dhe kushtet atmosferike, për të shmangur rastet e tilla të rrezikimit të jetëve në trafik”.

“Policia po vazhdon me marrjen e masave rigoroze ndaj të gjithë atyre që shkelin rregullat që dalin nga ligji mbi trafikun rrugor”.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat