​Arrestohet ferizajasi që rrahu nënën e tij

Kronikë e zezë

​Arrestohet ferizajasi që rrahu nënën e tij

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Një person në Ferizaj është arrestuar meqë kishte sulmuar nënën e tij. Për çka asaj i është ofruar më pas tretman mjekësor.

Ferizajasi është arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat