Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje në Vushtrri

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje në Vushtrri

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Njësitë policore të Stacionit Policor në Vushtrri, gjatë natës së datës 15 qershor 2021, në flagrancë kanë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale “vjedhje e rëndë” e mbetur në tentativë.

Cak i kësaj vjedhje ishte një automjet.

Mbi bazën e informacionit të pranuar dhe reagimit të shpejtë të zyrtarëve policorë ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve B. M., 21 vjeçar, dhe A. J., 20 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës.

Hetuesit policorë dhe krim-teknika në vendin e ngjarjes kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë arritur të sigurojnë prova materiale që dëshmojnë se dy të dyshuarit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ”vjedhje e rëndë në tentativë”.

Ndërsa pas intervistimit dhe procedurave të nevojshme me urdhër të prokurorit të rastit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat