Fushë Kosovë, katër persona vjedhin brenda një lokali

Kronikë e zezë

Fushë Kosovë, katër persona vjedhin brenda një lokali

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 16:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Katër të dyshuar kanë hyrë brenda një lokali ku kanë vjedhur gjësende të ndryshme.

Të dyshuarit janë përgjegjës për të paktën edhe dy raste të tjera të vjedhjeve në regjionin e Fushë Kosovës.

Rastet kanë ndodhur të martën pas mesnatës.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh.

“VJEDHJE E RËNDË
Fsh.Vragoli, Fushë Kosovë, 15.06.2021-03:49. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se katër të dyshuar, të panjohur dhe me maska, kanë depërtuar në brendi të objektit, për momentin nuk dihet se çka është vjedhur.

Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë, 15.06.2021-03:52 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se katër të dyshuar të panjohur me maska kanë depërtuar në brendi të objektit të ku kanë vjedh dy telefona Iphon dhe një Ipad dhe më pas janë larguar me veturë në drejtim të panjohur.

Rr Dardania, Fushë Kosovë, 15.06.2021-04:02. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se katër të dyshuar të panjohur me maska kanë depërtuar në brendi të objektit, ku kanë vjedh një kompjuter dhe disa telefona celular dhe më pas janë larguar në drejtim te panjohur.

E një qytetar i ka publikuar pamjet në rrjetet sociale të cilat mund t’i shihni më poshtë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat