I plagosuri sonte është nga ky vend, ndodhet në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

I plagosuri sonte është nga ky vend, ndodhet në gjendje të rëndë

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 22:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 23:12) -  Në rrugën “Abedin Rexha”, në Klinë, ka mbetur i plagosur Valentin Balaj nga fshati Rixhevë.

Për këtë rast, zyrtarët policorë nga stacion i policisë në Pejë kanë arritur që të arrestojnë një person të dyshuar.

Në prangat e policisë si i dyshuar për këtë plagosje ka përfunduar Fatlum Delija.

Për shkak të plagëve që ka marrë nga arma e zjarrit, Valentini është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës.

****

Në orën 21:00 në qendër të Klinës është plagosur një person pas gjuajtjeve me armë të zjarrit.

Policia e Kosovës të cilët kanë bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar.

I arrestuari nga policia është një burrë nga komuna e Skenderajt.

***

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sonte në qendër të Klinës, si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Një nga të dyshuarit është arrestuar nga Policia e Kosovës.

I plagosuri është nga fshati Gllarevë dhe është në gjendje të rëndë, ku është dërguar në Spitalin e Pejës.

Policia po merret me rastin, ndërsa nuk dihen motivet e kësaj plagosje.

***

Një person është plagosur me armë zjarri këtë të mërkurë në qendër të Klinës.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 21:00 në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Viktima me autoambulacë është dërguar për tretman në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës”, tha Rugova.

***

Në mbrëmjen e të mërkurës ka pasur të shtëna me armë në qendër të qytetit të Klinës.

Policia e Kosovës e ka siguruar vendin e ngjarjes.

Dyshohet se ka të plagosur.

Image

Policia e Kosovës kanë thënë se janë duke mbledhur informacione rreth ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat