Pejë: Para se të fillojnë mësimin, rrahen mes vete nxënësit

Kronikë e zezë

Pejë: Para se të fillojnë mësimin, rrahen mes vete nxënësit

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Rrahjet mes nxënësve nuk po kanë të ndalur nëpër shkollat e Kosovës, ndërsa ende nuk janë marrë masa adekuate që ngjarje të tilla në institucione arsimore të marrin fund një herë e mirë.

Një rast i tillë media mëson se ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku tre nxënës janë rrahur mes vete, e dy prej tyre edhe kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë në Pejë kanë bërë të ditur së rasti është hapur si “lëndim i rëndë trupore”.

Ndërsa e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e mëngjesit të ditës së djeshme, kur edhe fillon mësimi në shkolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat