Gjuajtje me armë, plagoset një person - Policia tregon detaje

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë, plagoset një person - Policia tregon detaje

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 14:04
Ilustrim

Një person është plagosur sot në rrugën “Bajram Bahtiri”, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth  orës 12:00, policia  ka marrë informacionin se në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, një person i plagosur nga arma e zjarrit ka kërkuar tretman mjekësor. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore për hetimin e krimeve tilla si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, ka thënë ajo.

Sipas saj, bazuar në të dhënat fillestare është ngritur verzioni i hetimit se në rrugën “27 nëntori” në Prishtinë, personi është plagosur me armë zjarri, nën rrethana që aktualisht janë duke u hetuar.

Përderisa personi i lënduar po merr mjekimin e nevojshëm në QKUK, hetuesit policor kanë nisur punën për zbardhjen e rastit si dhe  identifikimin e personave të përfshirë në rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat