Kapen afro një kilogram marihuanë në Prishtinë, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Kapen afro një kilogram marihuanë në Prishtinë, arrestohen dy persona

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë janë arrestuar dy persona, pasi gjatë kontrollit në trup dhe në automjetin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar e llojit marihuanë dhe disa para kesh.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, të cilët kanë njoftuar se në rrugën Ferid Curri në Prishtinë janë sekuestruar 953.9 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 610 euro kesh, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e njërit të dyshuar janë sekuestruar 3665 euro.

Të njëjtit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Ferid Curri, Prishtinë (NN) 19.06.2021-17:10. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovar pasi ëë gjatë kontrollit në trup dhe në automjetin e tyre u janë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë të përgjithshme 953.9 gram dhe 610€ kesh para ndërsa gjatë kontrollit në banesën e njërit të dyshuar janë sekuestruar 3665 €. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat