Prishtinë- Arrestohen dy persona, iu gjendet në veturë substanca narkotike

Kronikë e zezë

Prishtinë- Arrestohen dy persona, iu gjendet në veturë substanca narkotike

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 09:19
Substanca narkotike

Të shtunën rreth orës 17:10, në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë janë arrestuar dy meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit në trup dhe në automjetin e tyre u janë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Pesha e përgjithshme e substancave narkotike është 953.9 gram dhe janë sekuestruar po ashtu edhe 610 euro para kesh.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e njërit të dyshuar janë sekuestruar 3,665 euro.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat