Plagosje me armë nga pakujdesia

Kronikë e zezë

Plagosje me armë nga pakujdesia

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Leposaviq, pasi që i njëjti dyshohet se nga pakujdesia e kishte qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull.

Sipas Policisë, dy persona të tjerë, (një mashkull dhe një femër, janë shoqëruar dhe intervistuar në polici për pengimin e provave ose veprimeve zyrtare.

Me vendim të prokurorit janë liruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Arma nuk është gjetur. Rasti vazhdon të hetohet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat