Aksident trafiku në Fushë Kosovë, një person i lënduar

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Fushë Kosovë, një person i lënduar

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 14:37
Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e Fushë Kosovës, saktësisht në rrugën “Nëna Terezë”.

Në lidhje me këtë aksident,  Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast.

“Sot rreth orës 14:00, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve.”

“Si pasojë e aksidentit një  person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.”

“Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal  po merren me rastin”,u shprehë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat