Prishtinë- Vetura godet një këmbësor, dërgohet në QKUK

Kronikë e zezë

Prishtinë- Vetura godet një këmbësor, dërgohet në QKUK

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Mbrëmë rreth mesnatës një këmbësor është goditur nga një veturë duke marrë kështu lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

I lënduari është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Kështu tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Mbrëmë rreth orës 23:30, në lagjen Kodra e Trimave,në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori (mashkull), ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat