Furgoni i ngarkuar me goma merr flakë në ecje në aksin Krahës-Memaliaj

Kronikë e zezë

Furgoni i ngarkuar me goma merr flakë në ecje në aksin Krahës-Memaliaj

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 08:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një furgon i ngarkuar me goma makinash ka marrë flakë në ecje. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 22 qershor në aksin nacional Krahës-Memaliaj.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por mësohet se shoferi ka ndjerë erën e tymit në ecje dhe menjëherë ka shpërthyer flaka në pjesën e përparme të furgonit tip Sprinter.

Shoferi, Kliton Mullai ka ndaluar menjëherë dhe ka dalë jashtë. Bë vendin e ngjarjes arriti zjarrfikësja e Memaliajt, por nuk u arrit që të shpëtohej furgoni nga djegia dhe malli që ndodhej brenda.

Mësohet se destinacioni i furgonit ishte Saranda ku do të çonte mallin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat