Për kundërvajtje gjobitet edhe një zyrtar policor

Kronikë e zezë

Për kundërvajtje gjobitet edhe një zyrtar policor

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 09:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Një veturë e zyrtare e policisë ishte ndalur në rrugën "Avdullah Tahiri" në Gjilan, duke penguar lëvizjen e lirë të komunikacionit me 19  qershor rreth orë 21.45.

Kjo ka nevrikosur kalimtarët të cilët e kanë fotografuar  veturën e parkuar të policisë në rrugë dhe e kanë dërguar tek organet përgjegjëse.

E pas kësaj, eprorët e policit Vllaznim Ajvazi dhe koleges që ishte me të ndaj të parit kanë shqiptuar gjobë.

Gjobë në vlerë prej 30 eurove për ndalim e parkim  në rrugë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat