Prizren: Një person përfundon në spital, dy të tjerë në Polici

Kronikë e zezë

Prizren: Një person përfundon në spital, dy të tjerë në Polici

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 10:07
Prizren

Rrahjet nëpër rrugët e Prizrenit nuk janë të rralla, e ku në shumicën e rasteve përfundojnë me të lënduar e të arrestuar.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në rrugën “Mark Kaqinari”, ku tre persona u rrahën mes veti pas një mosmarrëveshje.

Për shkak të përleshjes media mëson se njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor.

Tre personat e përfshirë në rrahje janë arrestuar, ku vetëm dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, derisa i lënduari është liruar.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 13:00, të ditës së djeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat