Kamenicë: Të maskuar e armatosur e grabisin shitsin

Kronikë e zezë

Kamenicë: Të maskuar e armatosur e grabisin shitsin

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Një person derisa ishte duke punuar,  dy persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armës në Kamenicë të martën rreth orës 05.40 i kanë grabitur një shumë parash prej 160€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur. 

Njësitë policore kanë arritur ta arrestojnë njërin nga të dyshuarit të cilit  i është konfiskuar automjeti i tij si provë materiale. 

Policia njofton se me vendim të prokurorit pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje për veprën grabitje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati.  

Edhe nga Prokuroria Themelore në Gjilan, tregojnë se me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person, për veprën penale “Grabitja’’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat