​Arrestohet një person i kërkuar nga Qendra Korrektuese Lipjan

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person i kërkuar nga Qendra Korrektuese Lipjan

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Policia rajonale e Pejës ka arrestuar sot të dyshuarin A.K. (2003), i cili më datën 28 tetor 2020 ishte arratisur nga Qendra Korrektuese Lipjan.

Njësitet relevante të policisë, pas marrjes së informacionit, menjëherë kanë shkuar në Spitalin Rajonal në Pejë ku ndodhej i dyshuari.

Personi i dyshuar, i cili ishte në vuajtje të masës edukative në Qendrën korrektuese në Lipjan për veprën penale

“ Lëndim i rëndë trupor”, iu është dorëzuar zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës për veprime të mëtutjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat