Prishtinë- Arrestohet një person, i gjendet një armë zjarri

Kronikë e zezë

Prishtinë- Arrestohet një person, i gjendet një armë zjarri

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Në Prishtinë një person është shoqëruar sot në polici, pasi të njëjtit i është gjetur një armë zjarri.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se “është shoqëruar një person në stacionin policor veriu në Prishtinë. Të njëjtit i është gjetur një armë zjarri”.

“Aktualisht personi është duke u intervistuar, dhe i njëjti do të procedohet më tej në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha zëdhënësja Ahmeti.

Burimet e Telegrafit bëjnë të ditur se i dyshuari K.G. (1995) është arrestuar në një lokal në lagjen Kodra e Trimave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat