Policia jep detaje për zjarrin në Graçanicë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për zjarrin në Graçanicë

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 08:39
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 09:09) - Të paktën katër objekte janë përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Graçanicë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas zyrtarit për informim të Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, dyshimet e para janë se zjarri ka filluar në një objekt përcjellës të një shtëpie e më pas është shpërndarë në katër objekte.

Nga ky zjarr përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

”Rreth orës 07:30 është raportuar për një zjarr në Graçanicë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe ekipet e zjarrfikësve.

Nga informatat e para në vendin e ngjarjes janë ngritur dyshimet se zjarri ka filluar në një objekt përcjellës të një shtëpie për tu shpërndarë më pas në katër objekte. Aktualisht përqendrimi është në lokalizimin e zjarrit në mënyrë që të shmangen pasojat e përhapjes së tij më tej dhe evakuimin e banorëve përreth.

Ndërkohë që janë ftuar edhe ekipe të tjera mbështetëse për fikjen e zjarrit, hetuesit e policisë për hetimin e rasteve të tilla të përkrahur edhe nga njësi të tjera për të menaxhuar me situatën, janë në vend ngjarjes të përqendruar. Nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale”.

***

Mëngjesin e së enjtës, në Graçanicë disa shtëpi janë përfshirë nga flakët.

Megjithëse zjarrëfikësit e Lapnasellës kanë arritur të lokalizojnë zjarrin, ata të Graçanicës kanë arritur 45 minuta me vonesë.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se disa banorë edhe janë evakuar për shkak të sigurisë së tyre.

Ndërsa zjarri ende vazhdon të jetë në objektin e parë, dhe për këtë arsye në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zjarrëfikësit nga Prishtina.

Arsyet e zjarrit ende nuk dihen. IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar lidhur me këtë rast.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat