Arsimtari rrah nxënësen në Podujevë, arrestohet

Kronikë e zezë

Arsimtari rrah nxënësen në Podujevë, arrestohet

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Një nxënëse e shkollës fillore në Podujevë ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjar, pasi e njëjta është sulmuar fizikisht  nga një person.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ndërkohë që nuk janë dhënë detaje të hollësishme.

“Podujevë, 23.06.2021-12:10.  Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta  ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në  raportin e PK-së.

Siç mëson Llapi.info, personi që ka sulmuar nxënësen është mësimdhënës dhe i njëjti është dërguar në mbajtje dhe rasti ndaj tij, sipas raportit të PK-së, është hapur si keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Polici nuk e ka bërë të se në cilën shkollë ka ndodhur ngjarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat