Banesa në Lushnjë merr flakë, shkak bombola e gazit

Kronikë e zezë

Banesa në Lushnjë merr flakë, shkak bombola e gazit

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 08:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mëngjesin e sotëm një banesë në fshatin Savër, Lushnjë i ka shpëtuar djegies totale falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve.

Kanë qenë orët e para të mëngjesit kur një i afërm i pronarëve të banesës ka shkuar dhe ka tentuar të ndeze bombolën e gazit.

Për shkak të mangësive teknike bombola ka marrë flakë dhe deri sa erdhën zjarrfikësit janë djegur disa orendi shtëpiake, por vetëm në kuzhinë.

Zjarri është izoluar dhe shuar nga zjarrfikësit duke shpëtuar kështu të gjithë banesën dhe banesat fqinje. Ky nuk është rasti i parë për këtë vit ku zjarri nga bombolat e gazit ka djegur totaliasht disa banesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat