Qyteti i Kosovës që është mbushur me para të falsifikuara

Kronikë e zezë

Qyteti i Kosovës që është mbushur me para të falsifikuara

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet të cilat raportohen në polici sa i përket kartëmonedhave të falsifikuara.

Në raportin e Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit vetëm në Prishtinë janë raportuar dy raste të falsifikiimit të parave.

“Prishtinë, 20.06.2021-17:55. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një klient i bankës ka deponuar në bankomat një kartëmonedhë me vlerë 100€ e cila dyshohet për falsifikim. Rasti është iniciuar dhe rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raportin e policisë për rastin që ka ndodhur më para pesë ditësh.

Një rast i ngjashëm kishte ndodhur një ditë më vonë, kur ankuesi mashkull ka raportuar në polici se një klient i bankës ka deponuar në bankomat një kartëmonedhë false.

“ Prishtinë, 21.06.2021-15:21. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një klient i bankës ka deponuar në bankomat një kartëmonedhë me vlerë 100€ e cila dyshohet për falsifikim. Rasti është iniciuar dhe rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport.

Rastet e falsifikimit të parave kanë shënuar ngritje gjatë kohëve të fundit, duke marrë parasysh edhe rastet e raportuara në polici.

Së fundmi, Policia e Kosovës kishte arrestuar dy persona në Sllatinë, të cilëve u ishin gjetur mijëra euro false.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat