Novobërdë/ Persona të panjohur tentojnë ta vrasin shtetasin gjerman

Kronikë e zezë

Novobërdë/ Persona të panjohur tentojnë ta vrasin shtetasin gjerman

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 09:50
Ilustrim

Një shtetas gjerman ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë tentuar ta vrasin të enjten rreth orës 06:30 në Novobërdë, duke shtënë me armë drejt veturës së tij.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, teksa bëhet e ditur se nuk raportohet për të lënduar.

“Viktima mashkull Shtetas Gjerman gjatë  lëvizjes me veturën e  tij sipas viktimës nga persona të pa njohur është  shtënë  me armë  në  drejtim  të veturës së  viktimës.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë. Rasti nën hetime nga njësitë relavante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat