Kontrabandë/ Policia e Kosovës ndalon një person

Kronikë e zezë

Kontrabandë/ Policia e Kosovës ndalon një person

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 10:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Departamenti i Kufirit ,në këtë rast Njësia e Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare “Veriu” në Lluzhan, bazuar në informacionet e siguruara mbi dyshimet për aktivitete kriminale të “kontrabandimit me mallra “ dhe “kalime të paautorizuar të vijës kufitare"  nga territori i Serbisë  në territorin e Kosovës, ka aktivizuar planin operativ “Befasia", i cili është realizuar në zonën e Mitrovicës së Veriut. 

Gjatë realizimit të planit operativ me datën  24.06.2021, në orën 19:40, në fshatin Ballaban të komunës së Zveqanit, është ndaluar automjeti ‘kombi mercedes’ (ngjyrë e bardhë)  me targa të Serbisë të cilin e ngiste i dyshuari (D. B.), mbi dyshimin e bazuar se kishte mallra të kontrabanduara nga territori i Serbisë.
 
Zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me zyrtarët doganorë të Doganës së Kosovës, kanë bërë kontrollimin dhe numërimin preliminar të mallit të kontrbanduar, të evidentuar si në vijim:

Rreth 770 pako (boksa) cigare me banderola ‘SRB' të llojeve të ndryshme 770 X 10 =7700 paketime
Mbi 1000 palë xhinse
10 palë patike
    
Bazuar në informacionet e para, sipas zyrtarëve doganorë vlera minimale e mallit kalon afërsisht vlerën 13000 euro, përderisa sipas procedurave pritet të bëhet numërimi dhe verifikimi i detajuar, përfshirë edhe caktimin e vlerës së  taksës dhe vlerës së mallit.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë  Themelore Mitrovicë janë iniciuar rastet ”Kalim i paautorizuar i  vendkalimeve kufitare apo vijës kufitare" dhe “Kontrabandim me mallra”, përderisa personi i dyshuar pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Lënda procedohet në procedurë të rregullt përderisa automjeti dhe malli i kontrabanduar i janë dorëzuar Doganës së Kosovës.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat