Prokurorja shqiptare pëson aksident, dërgohet në spital

Kronikë e zezë

Prokurorja shqiptare pëson aksident, dërgohet në spital

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Para pak çastesh në Fushë Topanë të Shkupit është aksidentuar ish prokurorja speciale, Fatime Fetai.

Aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit për në rrugën Xhon Kenedi mes një veture të tipit Polo dhe një Seat Ibiza.

Sipas burimeve nga terreni aksidenti nuk ka qënë i rëndë, ka pasur dëme materiale dhe lëndime të lehta tek vozitësit.

Prokurorja Fetai është dërguar për kontroll në spital me një veturë private, ndërsa gjendja e saj nuk duket të jetë serioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat