Shqiptohen 1 mijë e 256 tiketa trafiku, vetëm ditën e djeshme 50 aksidente

Kronikë e zezë

Shqiptohen 1 mijë e 256 tiketa trafiku, vetëm ditën e djeshme 50 aksidente

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Një aksident me fatalitet u shkaktua gjatë ditës së djeshme.

“Autostrada Ibrahim Rugova, KM 47 Duhel- Malishevë, 26.06.2021 – 15:35. Është arrestuar vozitësi mashkull, pasi që me automjet kishte goditur viktimën mashkull, i cili ishte ndalë me veturë në shiritin emergjencë dhe kishte dalë nga vetura. Si pasojë, viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimën është dërguar në IML për obduksion”.

Poashtu gjatë 24 orëshit të fundit u shkaktuan dhe 23 aksidente trafiku me të lënduar dhe 31 me dëme materiale.

Përgjatë kësaj kohe, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 256 tiketa për të gjithë shkelësit e rregullave në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat