Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Xërxë-Rahovec

Kronikë e zezë

Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Xërxë-Rahovec

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave sot në rrugën Xërxë-Rahovec.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendren Emergjente në Gjakovë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Kështu bëri të ditur Nysret Xhurkaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

Xhurkaj tha se deri tek ky aksident ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe tejkalimit në vijë të plotë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat