Prizren - Të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar, konfiskohet edhe një pistoletë

Kronikë e zezë

Prizren - Të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar, konfiskohet edhe një pistoletë

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 09:35
Foto Ilustrim

Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur ditën e enjte në një aheng në Prizren.

Policia bën të ditur se ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka konfiskuar një pistoletë.

“Është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga i dyshuari mashkull, i cili ka shtënë, kanë konfiskuar pistoletë me shtatë fishek dhe pesë gëzhoja”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat