Vdes një 23 vjeçar në Prizren si pasojë e vetaksidentit

Kronikë e zezë

Vdes një 23 vjeçar në Prizren si pasojë e vetaksidentit

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Një person i moshës 23 vjeçare ka vdekur si pasojë e një vet aksidenti që ka ndodhur sonte në fshatin Lubizhdë e Prizrenit.

Viktima ishte dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në Prizren, por nuk kishte arritur t’i mbijetonte plagëve të marra nga ky aksident.

Së bashku në veturë ishte edhe vëllau i 23 vjeçarit i cili ishte duke vozitur veturën dhe i cili ka marrë lëndime të rënda trupore.

Edhe ai po merr trajtim mjekësor në emergjencë.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.

Gashi tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ai theksoi se policia po i vazhdon hetimet për të zbardhur rastin se si ka ardhur deri tek aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat