Përleshje e madhe në Fushë Kosovë, arrestohen tetë persona

Kronikë e zezë

Përleshje e madhe në Fushë Kosovë, arrestohen tetë persona

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona në Fushë Kosovë, të mërkurën mbrëmë.

Sipas raportit të PK-së, tetë të dyshuarit pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete.

Njëri nga ta ka pësuara lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

“Lagjja 29. Fushë Kosovë 13.07.2021 – 22:50. Është raportuar se si pasoj e një mosmarrëveshje janë përleshur me veti tetë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe si pasoj njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore i cili  ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat