Arrestohet dileri i drogës në Prizren

Kronikë e zezë

Arrestohet dileri i drogës në Prizren

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 09:45
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti dyshohet se ka shpërndarë substanca narkotike.

“Si rezultat i veprimeve policore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar:

113.33 gram substance narkotike, e llojit Kokaine, tre peshore, një sef metalik, një çantë krahu me 1108 euro, një telefon, një veture Citroen dhe një motoçikletë, të cilat dyshohet se janë përdorur për shpërndarje të narkotikëve”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat