Aksident tragjik në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, vdes një femër

Kronikë e zezë

Aksident tragjik në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, vdes një femër

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën Prishtinë – Ferizaj.

“Rreth orës 04:30 në rrugën Prishtinë-Ferizaj ka ndodhur një vetaksident komunikacioni rrugor.

Si pasojë e këtij vetaksidenti një person (femër) ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, konfirmon policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat