Në Han të Elezit disa persona të përfshirë në një përleshje fizike

Kronikë e zezë

Në Han të Elezit disa persona të përfshirë në një përleshje fizike

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 17:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike rrahje në mes vetitë hënën rreth orës15.30 në han të Elezi.

Policia njofton se gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjete të forta. 

Si pasojë e përleshjes (rrahjes) një mashkull ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor në Emergjencën e Ferizajt. 

Në lidhje me rastin janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, kurse tre të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt për veprën lëndim trupor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat