Në ora 5:00 të mëngjesit një i panjohuri i futet në shtëpi një femre duke e kërcënuar dhe grabitur

Kronikë e zezë

Në ora 5:00 të mëngjesit një i panjohuri i futet në shtëpi një femre duke e kërcënuar dhe grabitur

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Një grabitje e rëndë ka ndodhur sot në Gjakovë, në orët e hershme të mëngjesit.

Viktima femër ka raportuar në polici se derisa ishte duke fjetur në shtëpinë e saj në Gjakovë, rreth orës 5:00 të mëngjesit një person mashkull ja kishte vendosur gjunjët në trup dhe duke e shtrënguar për fyti i kishte kërkuar të hollat.

Nysret Gjurkaj , zëdhënës i policisë në rajonin e Gjakovës, thotë se grabitësi kishte arritur t’i merr viktimës nga portofoli katër euro, dhe një telefon mobil në vlerë prej 50 euro.

Me pas i dyshuari është larguar ne drejtim te panjohur. I dyshuari e kishte fytyrën të mbuluar me një kapele ne forme maske ku nuk i vërehej fytyra fare.

Pas një pune operacionale hetimore është arritur që të arrestohet i dyshuari: SH. Z. i lindur në vitin 2001 dhe i përkatësisë etnike ashkalinje, i cili ne prezencën e avokatit ka pranuar në tërësi veprën me të cilën akuzohej.

Gjerat e grabitura si dhe kapela me te cilën dyshohet se është kryer vepra janë konfiskuar nga ana e policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar departamenti i krimeve të renda, dhe me urdhër, i dyshuari ndalohet në qendrën e ndalimit. Rasti është nën hetime.

Rasti si i tillë është cilësuar si grabitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat