Aksident trafiku në “Rrugën e Kombit”, humb jetën një shqiptar nga Kosova

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në “Rrugën e Kombit”, humb jetën një shqiptar nga Kosova

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 19:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Hysen Saitaj, 58 vjeç, humbi jetën pasditen e sotme pasi u aksidentua me makinë në rrugën Rubik-Rrëshen.

Policia tha se aksidenti ndodhi në orën 17:22 minuta, rreth 6 kilometra larg hyrjes në superstradën e “Rrugës së Kombit”, kur një makinë e lartë tip “Land Rover” me targa italiane u përplas me një autobus. Saitaj, me origjinë nga Kosova, ishte drejtues i makinës.

Autoritetet kanë shoqëruar shoferin e autobusit për të zbardhur më mirë rrethanat e aksidentit.

Në makinë me Saitajn ishte edhe i biri.

Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë me ashpërsimin edhe të Kodit Rrugor, numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri mbetet shqetësues. Vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti janë regjistruar 547 aksidente me pasojë 90 viktima.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat