Obiliq, plagoset aksidentalisht një person

Kronikë e zezë

Obiliq, plagoset aksidentalisht një person

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Një person është plagosur aksidentalisht ditën e martë në Obiliq.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00.

“I dyshuari mashkull kosovar gjatë përdorimit të armës –pushkë ajrore, në oborrin e shtëpisë, aksidentalisht ka plagosur në dorë me një plumb (parabolë), viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, arma është konfiskuar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat