Ushtroi dhunë psiqike ndaj gruas së tij, arrestohet burri nga Gjakova

Kronikë e zezë

Ushtroi dhunë psiqike ndaj gruas së tij, arrestohet burri nga Gjakova

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Një burrë nga Gjakova, është arrestuar të martën që e lëmë pas, meqë i njëjti, ka ushtruar dhunë psiqike ndaj gruas së tij.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, dhuna e ushtruar ndodhi pas një mosmarrëveshjeje që kishin palët mes vete.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshja ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij, viktimën femër kosovare”, thuhet në raport.

Sipas policisë me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat