​Dënohet shtetasi malazez i arrestuar në Gazimestan për provokime ndëretnike

Kronikë e zezë

​Dënohet shtetasi malazez i arrestuar në Gazimestan për provokime ndëretnike

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Shtetasi malazez, Risto Jovanoviq i cili në ditën e “Vidovdanit” në Gazimestan bëri provokime ndëretnike është dënuar të mërkurën nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ai u dënua me gjashtë vjet burgim për kryerjen e veprës penale nxitje e përcarjes dhe e mosdurimit.

“Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti i Përgjithshëm Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit R.J. për veprën penale Nxitje e përçarjes dhe e mos durimit nga neni 141 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I akuzuari R.J. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajsh burgim, duke filluar nga data e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, konform nenit 79 të KPRK-së koha e kaluar në paraburgim i llogaritet në kohëzgjatjen e dënimit me burg, konform nenit 44 të KPRK-së, me pëlqimin e të pandehurit gjykata i zëvendësoj dënimin me burgim me dënim me gjobë, ashtu që për pjesën e mbetur të dënimit të paguaj shumën prej 6700 € (gjashtë mijë e shtatëqind euro) gjobë.

Të akuzuarit R.J. gjykata i shqiptoj edhe dënimin plotësues ku urdhërohet dëbimi i të pandehurit R.J. nga territori i Republikës së Kosovës në kohëzgjatje prej 5 vite. Kohëzgjatja e dëbimit llogaritet nga dita kur ky aktgjykimi merr formën e prerë”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prishtinës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat