Raportohen katër raste të dhunës në familje vetëm brenda 24 orëve

Kronikë e zezë

Raportohen katër raste të dhunës në familje vetëm brenda 24 orëve

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur për katër raste të dhunës në familje për 24 orë.

Rastet e dhunës në familje të raportuara në Polici janë në Prishtinë, Fushë Kosovë, Gllogoc, Pejë.

Prishtinë , 21.07.2021-00:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Fushë Kosovë, 21.07.2021-15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Gllogoc, 21.07.2021-17:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka ushtruar dhune ndaj familjarëve te tij. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë-pistoletë me një karikator me 10 fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Pejë, 20.07.2021-18:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat